Ακολουθεί η προκήρυξη της YRE για τις 21 Μάρτη στα Αλβανικά
TË SHTUNËN 21 MARS: DITA BOTËRORE KUNDËR RACIZMIT
GREKËT DHE EMIGRANTËT TË BASHKUAR KUNDËR VARFËRISË, PAPUNËSISË DHE RACIZMIT
Në Omonia në orën 3.00, demonstrim deri në Parlament
YRE-CWI në fillim do niset nga Platia Amerikis (Patision) në orën 2.00
Të shtunën në 21 Mars është dita botërore kundër racizmit. YRE-CWI, komunitetet emigrantëve, Forumi i Emigrantëve, organizata antiraciste, Forumi Social Grek, sindikata, organizata të studentëve dhe parti të majta përpiqen së bashku që ta bëjnë atë ditë, ditë protestimi masiv dhe të fuqishëm. Në Dhjetorin e kaluar rinija greke që demonstronte mbushi rrugët e Athinës. Tani është rradha jonë, si emigrantë dhe refugjatë, me ose pa dokumenta, së bashku me familjet tona të bërtasim BOLL MË!
* Asnjë durim tek 0,6 % e asilit politik që japin! Pak kohë më parë Komiteti Europian për të drejtat e njeriut publikoi një raport me të cilin akuzonte qeverinë greke për shkeljen e të drejtave të refugjatëve. Me gjithë atë qeveritë evropiane falënderojnë qeverinë greke, që mban dyert e Evropës të mbyllura për refugjatët. Në të njëjtën kohë mijëra janë refugjatët të varfër dhe të uritur në Ajio Panteleimona, në Patër dhe në vënde të tjera. Refugjatë që lehtë bëhen objekt të sulmimeve raciste dhe të protestimeve fashiste.Gjëndja në Petru Rali (në policinë për të huajt) s’mund të jetë më keq. Pak kohë më parë 3 refugjatë u gjetën të vdekur afër Petru Rallit. Çdo të shtunë 3.000-4.000 shtuhen që të bëjnë kërkesën për kartën roz dhe gjenden përballë barbarizmit të policisë.
Kërkojmë
· Azil të gjithë refugjatëve
· Të mos të jetë përgjegjëse për azilin policia
· Ushqim dhe strehim me dinjitet për të gjithë refugjatët
· Anullim të “Traktatit të Dublinit”. Refugjatët kanë të drejtën, të lirë të vendosin ku duan të jetojnë.
* Dy muaj më para Konstandina Kuneva nga Bullgaria, që punonte si pastruese në OIKOMET (shoqëri private me kontratë me shtetin për pastrimin e trenave), u sulmua me qëllim vrasës, dhe i hodhën vitriol në fytyrë dhe në gojë. Fatmirësisht rojti, por nuk shikon dot më, nuk mund të flasë dhe kurrë s’do të bëhet ashtu si ishte. “Krimi” i saj ishte se bashkë me punëtore greke dhe emigrante, krijoi një sindikatë për pastrueset, që të përpiqet për të drejtat e tyre. Konstandina si shumica e emigrantëve, ka përballuar shfrytëzim, gjëndje të keqe në punë, rroga të ulta dhe probleme me ensima. Bashkë me lejet e qëndrimit të skaduara, kontrollët e vazhdueshme nga policia, paravola shumë të shtrënjta, mund të kemi parasysh si kalon një emigrant me dokumenta në Greqi. Së bashku me ata janë edhe emigrantët pa dokumenta, sepse qeveria refuzon që të filloj procesin e ri të ligjërimit. Të gjithë ne me dokumenta ose pa ato, do jemi viktimat e para të krizës së rëndë kapitaliste. Dy janë zgjidhjet që kemi: ose do luftojmë bashkë me punëtorët grekë dhe të gjithë të shtypurit në botë, për problemet e përbashkëta, ose do lejojmë kapitalistët të na “zhdukin” njëri pas tjetrit , duke ndënjur secili vet dhe i izoluar.
Kërkojmë
· Proces të ri ligjërimi, dokumenta për çdo emigrant.
· Të njëjta të drejta me grekët. Rroga me dinjitet. Mbojtje nga padrejtësia e pronarëve.
· Shenzime shtetërore të shumta për nevojat njerëzore, për shëndetin-arsimin-strehimin-ambientin, jo për bankierët dhe kapitalistët.
· Të arrestohen dhe të dënohen vrasësit që sulmuan Konstandina Kuneva.
* Shpesh mendojmë se asgjë s΄ndërrohet. Nuk kemi të drejtë të mendojmë kështu. Kur themi që asgjë s’ndërrohet, domethënë që fëmijët tonë do rrojnë më keq se ne. Mak ditë më para Komiteti Evropian, kundështoi ligjin që qeveria greke votoi 2 muaj më para, për fëmijët e emigrantëve, me të cilin fëmijëve që kanë lindur dhe rrojnë këtu për 18 vjet u japin leje qëndrimi për 5 vjet, duke paguar 900 evro! Është skandal që qeveria na shet të ardhmen e fëmijëve tonë.
Kërkojmë
· Tërheqjen e e ligjit për fëmijët e emigrantëve
· Nënshtetësi greke për fëmijët që kanë lindur ose janë rritur këtu.
YOUTH AGAINST RACISM IN EUROPE-YRE
(Νεολαία Ενάντια στο Ρατσισμό στην Ευρώπη)
(Rinia kundër racizmit në Evropë)
COMMITTEE FOR A WORKERS INTERNATIONAL-CWI
Gortinos 8, Kato Patisia
Tel.210-2283018-9 ose 6972-426166
www.yregreece.blogspot.com
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου